Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se një turist 67-vjeçar nga Danimarka ka ndërruar jetë në hotelin ku po qëndronte.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se turisti ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Nga ana tjetër bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në ambientet e hotelit, në lagjen nr.1 të qytetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.