Ka ndërruar jetë pas një infarkti mësuesi në Maliq, i cili dyshohet të jetë rreth moshës 55-vjeçare.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Marjan ku një mësues nga rrethi i Devollit, i cili punonte në këtë zonë, u gjet i pajetë në rrugë.
Mësuesi Alban Bejleri ushtronte profesionin në shkollën e fshatit Marjan, një zonë e largët e Maliqit.
Ecte çdo ditë disa kilometra me këmbë, pasi makina nuk shkonte deri në fshat.
Pas procesit mësimor, rrugës për tek makina, mësuesi dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë.
Trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Korçës pas disa orësh për shkak të distancës së largët dhe kushteve të vështira infrastrukturore në zonë, ndërsa policia po kryhen veprimet për rastin.
Top Channel
