Edhe Parku Kombëtar i Valbonës është prekur nga operacioni kundër ndërtimeve pa leje.
Teksa ka ndarë një video nga prishja e objekteve, kryeministri Rama u ka bërë thirrje atyre që ndërtojnë pa leje, duke u thënë se do përballen me pasoja të rënda.
“Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë sport të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, ndaluni. Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”-shkruan Rama.