Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes së sotme aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Në kuadër të operacionit janë shembur disa shtëpi druri të ngritura në këtë zonë turistike.
Ndërkohë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH) mbeten të pranishme në terren për të parandaluar çdo incident të mundshëm, pasi në zonë gjenden edhe banorë që kundërshtojnë aksionin. Operacioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.
