Gjykata ka lënë në burg ish-kreun e IMT në Durrës, Ardian Halilin, i cili akuzohet se ndërtoi një resort pa leje n Kepin e Rodoit, teksa mbante detyrën.
Resorti i ish-kreut të IMT në Durrës, Ardian Halili, u shemb pasditen e se premtes me shpërthim të kontrolluar.
Shpërthimi erdhi vetëm 2 ditë nga arrestimi i tij nga policia e Durrësit, e cila e akuzon për 3 vepra penale “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim i detyrës”.



