kakavije, policiaPolicia kufitare e Kakavijës ka arrestuar mëngjesin e sotëm dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.


Viktor Sula dhe Alvaro Puleri u kapën duke ndihmuar 4 sirianë për t’i transportuar në mënyrë ilegale drejt Tiranës. Sula dhe Puleri ndihmonin klandestinë sirianë kundrejt përfitimit të 1500 eurove për person.


Policia e Kakavijës ka ndaluar gjithashtu edhe 23-vjeçarin Rezart Lleshi, për të cilin gjykata kishte caktuar masën arrest në burg. Rezart Lleshi akuzohet për vjedhje me dhunë.


4 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)