Një mjek italian ndodhet tashmë në qendër të vëmendjes si favorizues i kriminelit shqiptar Elvis Demçe, i vetëshpallur “Zot i Romës”.
Andrea Pacileo, akuzohet për falsifikim certifikatash, korrupsion e evazion fiskal. Sipas autoriteteve fqinje, Paliceo ka ndihmuar Demçen për ta shpëtuar atë nga kushtet e dënimit.
Mjeku ushtron profesionin e tij në një nga spitalet më të mira të Romës, dhe thuhet se ka vulosur analiza mjekësore false për të lehtësuar dënimin e Elvis Demçes.
Elvis Demçe konsiderohet një nga kriminelët më të rrezikshëm të mafias shqiptare në Romë e një bos i fusqishëm i trafikut të kokainës, marijuanës e hashashit në territorin e kryeqytetit italian.
Periciet mjekësore si dhe certifikatat e firmosura nga Andrea Pacileo i shërbenin Demçes për të dalë nga kushtet e arrestit shtëpiak e për të takuar bashkëpunëtorët e tij.
Mjeku Pacileo kryente favoret e tij në kuadër të një pagese që Demçe i jepte herë pas here.
Shqiptari Elvis Demçe, 37 vjeç, prej shumë vitesh banues në Romë, u arrestua më 18 janar 2022 nga Antimafia Italiane, nën akuzën si drejtues i një organizate kriminale mafioze, narkotrafikante.
Në banesën e tij, u gjetën prova të rëndësishme mbi lidhjen me klanin mafioz të Fabrizio Piscitello, i njohur me nofkën Diabolik.
Hetimet ndaj Demçes u gërshetuan me hetimet për vrasjen e kapos së tifozerisë laziale Fabrizio Pischitello, e zbardhën ambiciet e shqiptarit për të kontrolluar tregun e drogës në Romë e për t’u bërë sic thotë ai “Narkotrafikanti më i fuqishëm i epokës moderne”.