Kurrë më parë individi nuk ka qenë kaq i ekspozuar ndaj të tjerëve dhe kurrë më parë nuk ka mundur të komunikojë kaq lirisht në çdo cep të botës dhe në kohë reale me të tjerët.
Gjithnjë e më shumë rrjetet sociale po vjedhin kohën, jetën tonë, ashtu si asnjë formë tjetër e revolucionit teknologjik të realizuar ndër vite.
Është nevoja, kërkesa individuale, që e bën individin të zhytet në një bum informacionesh të pafundme , por jo në thellësi të tyre.
Janë copëza informacionesh që rrezikojnë ta zhysin individin në një botë irracionale, supersticioze dhe jo të vërtetë, ndërkohë që në këto rrjete kemi dhe përmbysje të imazheve dhe fjalëve të shkruara.
Një fenomen i përhapur është dhe bulizmi online që ka mjaft ndikim në psikikën e individit krahasuar me bulizmin e drejtpërdrejtë.
Vërehen raste sulmesh, talljesh dhe ofendimesh që cenojnë personalitetin dhe privatësinë e personit, duke u etiketuar negativisht, duke përdorur dobësi apo handikape të tyre dhe duke shfrytëzuar faqen apo imazhe për t’u përbaltur moralin dhe dinjitetin.
Kjo kulturë simbolike e ngrirë, metalike, pa shpirt, po nxjerr në asistencë si gjuhën e folur ashtu edhe atë trupore duke shkatërruar kështu funksionin e komunikimit social.
PSIKOLOGE : Antonela Rama
1 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)