Tensionet gjatë protestës në Tiranë janë zhvendosur pranë Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë.

Situata është përshkallëzuar sërish në këtë zonë, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të rendit vijojnë.

Më herët, incidente u regjistruan edhe përpara godinës së Kryeministrisë, ku policia u përball me protestuesit dhe u bëri thirrje të largoheshin nga zona, duke paralajmëruar ndërhyrje.