Gjyqtari Astrit Kalaj duket se ka shprehur shqetësime në lidhje me konfliktin e pronësisë që do të gjykonte ditën e djehsme në Gjykatën e apelit të tiranës. Ai e ka cilësuar çështjen si problematike, ashtu si edhe personat e përfshirë në të.

“Ndiej se do kemi probleme me këta se janë problematikë. Kam dhe çështje te tjera gjyqësore me ta”, mësohet të ketë thënë gjyqtari Astrit Kalaja para nisjes së seancës së djeshme në Gjykatën e Apelit.

Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri brenda sallës në Gjykatën e Apelit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, menjëherë sapo dhe vendimin kundë familjes së autorit. Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar tre persona, Elvis Shkambi, xhaxhain e tij, Gjon Shkambi dhe rojën e sigurisë së Gjykatës, pasi nuk ka ndërmarrë veprime për të kontrolluar personat kur janë futur brenda.