Një çift të moshuarish po ndiqen penalisht nga policia nën akuzë se kanë dhunuar dhe filmuar në fshehtësi nusen e djalit të tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Togës të Librazhdit, ku sipas policisë, çifti kishte dhunuar nusen e djalit të tyre pasi e kishin gjetur me të dashurin e saj. Përveç dhunës, ata po ashtu e kishin filmuar teksa ajo ishte me të, duke i postuar videot në rrjetet sociale.

Djali i çiftit ndodhet në emigrim në Londër, ndërsa kjo ishte hera e dytë që dy të moshuarit e kanë kapur nusen e tyre 23-vjeçare me të dashurin.

Po ashtu, raportohet se vajza momentalisht ndodhet në spital në gjendje të rënduar psikologjike, por dhe fizike për shkak të dhunës.