Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, prezantoi “YLLI”-n, asistentin e parë virtual të fermerit shqiptar të bazuar në Inteligjencën Artificiale, si pjesë e Portalit të Fermerit.

Prezantimi u bë gjatë aktivitetit “Bujqësia Digjitale për Shqipërinë 2030”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, fermerë dhe partnerë ndërkombëtarë.

“Ylli është asistenti i parë dixhital i fermerit shqiptar i bazuar në inteligjencën artificiale. Ylli është gjithmonë gati, është aty, është për të ofruar asistencë menjëhershme dhe praktike për fermerët.”

Ministri theksoi se digjitalizimi është kyç për rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor.

Portali i Fermerit do t’u ofrojë përdoruesve akses në skemat mbështetëse, informacion agronomik, monitorim të parcelave dhe çmimet e tregut në kohë reale.

“Ankesave të fermerëve në raport me pikat e grumbullimit, por nga ky moment do të jenë online me çmimet reale, me çmimet që do të vendosen nga pikat e grumbullimit.”

Gjatë aktivitetit u demonstrua funksionimi i platformës dhe i asistentit “YLLI”, i cili komunikon në gjuhën shqipe dhe ofron asistencë të menjëhershme për fermerët.