Një tentativë grabitjeje është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku objektiv i autorit ka qenë një pikë këmbimi valutor.
Sipas të dhënave paraprake, i dyshuari ka tentuar të kryejë grabitjen, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë menjëherë pas ndërhyrjes në vendngjarje. Autori është identifikuar si Klejdi Ymeri.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, efektivët kanë gjetur një armë lodër, e cila dyshohet se është përdorur për të kërcënuar personat që ndodheshin në ambientet e biznesit.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes, ndërsa po verifikohet nëse autori ka vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë.
