Dy javë më parë, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme nisën një aksion për të larguar nga qarkullimi monopatinat elektrike, me arsyetimin se ato kanë shtuar ndjeshëm numrin e aksidenteve për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Megjithatë, duket se problemet më të mëdha me respektimin e rregullave nuk vijnë nga përdoruesit e monopatinave, por nga vetë shoferët e automjeteve. Një shembull i qartë është rasti i ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë e publikuar nga JOQ, ku një drejtues automjeti, për të shmangur trafikun, ka zgjedhur të kalojë përmes trotuarit aty ku ndodhet edhe një treg me fruta e perime.

Sikur kjo të mos mjaftonte kjo, shoferi ka shpërfillur edhe sinjalin e semaforit, i cili në atë moment ndalonte qarkullimin e mjeteve.