Policia e Fierit ka nisur hetimet ndaj një 17-vjeçareje, e cila dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale fotografi intime të një 18-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurori, duke inicuar procedimin penal ndaj të miturës.

Policia e Fierit vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, foto intime të një 18-vjeçari”, njofton policia.