Bashkia e Kolonjës njofton se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e rrjetit të qytetit kanë treguar prezencë të ndotjes mikrobike dhe fiziko–kimike.
Autoritetet bëjnë thirrje që uji i rrjetit të mos përdoret për konsum deri në një njoftim të dytë, teksa njoftohet se po punohet intensivisht për normalizimin e situatës dhe çdo informacion i ri do të bëhet menjëherë i ditur për publikun.
“NJVKSH Kolonjë bën me dije se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e rrjetit të qytetit kanë treguar prezencë ndotjeje mikrobike dhe fiziko–kimike. Uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për konsum deri në një njoftim të dytë. Po punohet për normalizimin e situatës dhe çdo informacion i ri do të bëhet menjëherë i ditur për publikun”-, shprehet bashkia.



