Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në konferencën e përjavshme me gazetarët.

Berisha ka komentuar dhe arrestimin e Behar Bajrit disa ditë më parë, duke e cilësuar këtë të fundit si një ndër kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri.

Berisha ka hedhur akuza se më parë, Bajri është ndihmuar të largohet nga vendi, për të mos u arrestuar duke shtuar se ai ka ndimhuar Partinë Socialiste të fitonte zgjedhjet në bashkinë Shkodër.

Është një nga kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë, i cili u informua dhe iku, mori pjesë aktive në zgjedhje në mbledhjet që zhvilloi Spiropali, ndrikulla e krimit.

Mandati i Shkodrës është mandate mbi krimin. Është një akt tmerrësisht i rëndë, që qytetarët e Shkodrës s’do e pranojnë kurrë. Karrigia e atij që është instaluar në Bashki, janë të fshehura vrasjet”, tha Berisha.

Behar Bajri u arrestua më 4 shtator në Francë, pasi ishte shpallur në këkrim ndërkombëtar nën akuzë se kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.