Një vit më parë vajza e njërit nga viktimat e 21 Janarit, Ziver Veizit, ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, për të treguar se si ka ndryshuar jeta e saj pas ngjarjes së rëndë.

Ana Veizi në atë kohë u shpreh se nuk e dinte se babai i saj do të shkonte në protestë, por e mori vesh nga të afërmit e saj.

“Do e takoja pasi të shkonte në protestë. Prindërit kanë qenë të ndarë e unë jetoja në Fier me mamanë. Ai kishte marrë dhurata për mua dhe nuk e mora vesh as çfarë kishte blerë se nuk e mora asnjëherë”, thoshte Ana një vit më parë.

Madje ajo tregoi edhe ëndrrën e babait të saj që kishte për të. “Unë kisha dëshirë të bëhesha aktore, ka qenë ëndrra ime dhe e babit. Por 21 janari ndryshoi shumë gjëra në jetën time, dhe nga dëshira për t’u bërë aktore, tani dëshiroj të bëhem pjesë e drejtësisë. Dua të bëhem një gjyqtare e zonja që të jem krah e atyre personave që ndjenjë mungesën e drejtësisë ashtu siç e kam unë”, tregonte e reja.