Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se janë kryer ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit.

Në IEVP Fushë-Krujë është liruar nga detyra drejtori Apostol Luca. Në këtë detyrë është emëruar Ervis Dedej, me eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve.

Gjithashtu, Shef i Policisë është emëruar kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve.

Ndërkohë, në IEVP Durrës është emëruar drejtor Serjan Mazrreku, me eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, si dhe Shef i Policisë kryekomisar Florian Masha, me karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.

Sipas Burgjeve, këto lëvizje synojnë forcimin e përgjegjshmërisë, rritjen e kontrollit dhe vendosjen e standardeve më të larta në funksionimin e institucioneve penitenciare”, thuhet në njoftimin e Burgjeve.