Me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e datës 17 mars u miratuan disa emërime dhe propozime për anëtarë në institucioneve të ndryshme. Mes tyre ish-nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, e cila është emëruar zëvendësministre e Punëve të Brendshme.
Ruseti është e treta zv.ministre që i bashkohet kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Dy zv.ministra të tjerë janë edhe ish-deputeti socialist Xhemal Qefalia dhe ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Silva Caka.
Po ashtu i është propozuar Kuvendit për emërimin e Diana Dervishi, anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe të kandidaturës së Olta Rushaj, si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.



