Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime në nivelet drejtuese të disa drejtorive vendore, duke emëruar drejtues të rinj në tre qarqe të vendit.

Sipas vendimeve të fundit, Ermal Muça është emëruar në krye të Policisë Vendore të Lezhës, ndërsa Edvin Ndreu është caktuar drejtor i Policisë së Vlorës.

Ndërkohë, në Fier, Erion Ahmeti, i cili deri më tani ushtronte detyrën si drejtor i komanduar, është konfirmuar zyrtarisht në krye të Policisë së qarkut Fier.

Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimeve të brendshme të strukturave të Policia e Shtetit, me synimin për forcimin e drejtimit dhe funksionimit të drejtorive vendore.