Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj, është liruar nga ky pozicion.


Vendimi është marrë sot, ndërsa lëvizja është bërë me propozim të kryeministrit Rama.


 Xhafaj është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.


Vendimi:


LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Z. Etjen Xhafaj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.