Ditën e sotme janë miratuar një sërë ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit që përfshijnë emërime dhe komandime në disa qarqe të vendit.

Kështu, Alfred Canaj do të jetë shef i komisariatit nr.2 në Tiranë, teksa në Fier, drejtor komandohet Erion Ahmeti, ndërsa shef komisariati Gerald Toska. Andi Banushi do të jetë zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan, ndërsa Krenar Guçe Shef Rendi në Përmet.

Emrat e plotë të emërimeve:

  • Erion Ahmeti — Komandohet Drejtor i Policisë Fier;
  • Andi Banushi — Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan;
  • Krenar Guçe — Shef Rendi në Përmet;
  • Alfred Cenaj — Shef i Komisariatit nr. 2 Tiranë;
  • Gerald Toska — Shef i Komisariatit Fier;
  • Dritan Muça — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë;
  • Dritan Malaj — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat;
  • Petrit Halo – Zëvendësdrejtor në Shkodër;
  • Arben Nasufi – Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë;
  • Islor Islami — Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH);
  • Erdit Rreçeku — Shef Komisariati Peqin;
  • Lusjan Zeqaj — Emëruar në Policinë Rrugore Tiranë;
  • Ermal Zaimi — Komandant i Linjave të Trafikut Urban;
  • Jetnor Shira — Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë.