Disa ndryshime në qeveri janë bërë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Mësohet se Miriam Shyti është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërsa Endrit Yzeiraj nga zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar zëvendësministër i Financave. Erjona Bejleri, e cila mbante këtë detyrë më para është shkarkuar nga puna.