Presidenca ka njoftuar se ministrat e rinj, të dekretuar dje nga Presidenti Bajram Begaj do të kryejnë betimin të premten.

Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Në seancën e sotme plenare mazhoranca votoi me 83 vota pro ndryshimet në shtatë ministri.

Dekreti për shkarkimin e zv. kryeministres Belinda Balluku

Votimi: 85 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekreti për shkarkimin e ministres së Jashtme Elisa Spiropali

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 2 kundër

Dekreti për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu

Votimi: 81 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekreti për shkarkimin e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekreti për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekret për shkarkimin e ministrit për marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu

Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekret për emërimin e zv.kryeministres Albana Koçiu

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 3 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 4 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari

Votimi 83 pro, 0 abstenim, 4 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi

Votimi 83 pro, 0 abstenim, 6 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu

Votimi 83 pro, 0 abstenim, 5 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Infrastrukturës, Enea Karakaçi

Votimi 83 pro, 0 abstenim, 6 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të marrëdhënieve me Parlamentin, Eriona Ismaili

Votimi 82 pro, 0 abstenim, 4 kundër

Top Channel