Mbledhja e grupit parlamentar në Partinë Socialiste prodhoi ndryshime në qeveri, në 6 ministri.
Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, në një lidhje live në ‘Top Story’ është shprehur se Rama largoi zv.kryeministren dhe i ofroi poste të reja në Qeveri njerëzve të saj më të afërt.
“Pavarësisht vendimit dhe votimit mbi Ballukun, ka një problem. Po i kërkohet Kuvendit të votojë për diçka për të cilën nuk ka informacion, për provat mbi të cilat SPAK ka mbështetur kërkesën për imunitetin dhe arrestimin e Ballukut. Si mund të votojnë ata për diçka që nuk e dinë?
Ka një qëllim kjo sjellje: ata duan të mbajnë fshehur provat që ka sjellë SPAK për Ballukun. Një gjë është me rëndësi: nuk është se Balluku ka pushtet të jashtëzakonshëm, por ka mbështetje nga Rama. Edhe ndryshimet sot në qeveri e tregojnë këtë. Nëse deri dje e mbronte në mënyrë sipërfaqësore, sot situata me Ballukun ka ndryshuar tërësisht. Tani, i detyruar ta largojë Ballukun, ai ka vendosur aty njerëzit më të afërt të Ballukut”, u shpreh Shehaj
Top Channel
