Prokuroria
Me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndryshohet shefi i task-forcës në Prokurorinë e Tiranës. Sipas Llallës në krye të task-forcës në Tiranë u komandua prokurori Ndini Tavani, njëherazi kryetar i Shoqatës së Prokurorëve dhe një nga prokurorët e shumë dosjeve të njohura penale, si ajo e Rezart Taçit, Spiro Kserës, apo edhe dosjen e bankës pas largimit të prokurorit të çështjes në Vlorë. Prokurori Tavani u komandua në vend të prokurores Deniona Katro, e cila mbi 2 vite mbante postin e shefes së task-forcës në Prokurorinë e Tiranës. Katro, sipas urdhrit të Llallës, do të drejtojë njësinë e Task-Forcës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në Prokurorinë e Durrësit.
Gjithashtu me urdhër të kryeprokurorit Llalla, zv.drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti, u lirua nga kjo detyrë, duke komanduar në vend të tij, prokuroren Mirela Mertiri.