Duke filluar nga 1 janari i këtij vitit edhe djemtë e kanë të detyruar injektimin e vaksinës kundër virusit “Human Papiloma”, i cili është shkaktar i kancerit në qafën e mitrës tek gratë.

Futja në kalendarin kombëtar të vaksinimit edhe të djemve 13-vjeçar sipas ISHP është një mundësi shumë e mirë për t’u mbrojtur ndaj këtij virusi, pasi djemtë janë bartës dhe infektues të tij.

Sipas të dhënave të INSTAT janë 18,661 djem që bëjnë 13 vjeç në 2026 dhe që janë të detyruar të vaksinohen. Deri më tani kjo vaksinë është aplikuar vetëm tek vajzat, ku 46 mijë janë vaksinuar.