Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur të lehtësojë masën ndaj Jamarbër Malltezit, duke e zëvendësuar arrestin në shtëpi me një garanci pasurore prej 3 milionë lekësh.
Pas vendimit, Malltezi deklaroi se bëhet fjalë për një proces të motivuar politikisht:
“Është një proces i ndotur, me urdhër politik. Do jem në të gjitha seancat dhe do përballemi. Ka aq shumë gjëra qesharake sa nuk e keni idenë. Besoj se shuma është 3 milionë lekë, por do ta shoh kur të më vijë dokumenti,” u shpreh ai.
