Ata që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe, nuk do të kenë vizën të ngjitur në pasaportë. Arsyeja? Nga sot, 25 shkurt 2026, sistemi kalon zyrtarisht në format elektronik.
Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Britanike në Tiranë përmes një postimi në Facebook, ku sqarohet se sistemi i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar po digjitalizohet. Sipas njoftimit, të gjithë vizitorët që kanë nevojë për vizë do të marrin vetëm visa elektronike e cila zëvendëson vizat fizike të vendosura në pasaportë.
Ambasada orienton qytetarët që për detaje të mëtejshme të informohen në faqen zyrtare gov.uk/eVisa.



