Protestuesit kanë paralajmëruar nga sheshi para kryeministrisë se ditën e hënë do të jenë për të protestuar tek Kuvendit që në mëngjes. Aktivisti Edison Lika njoftoi nga podiumi i protestës sot se qytetarët do të jenë përsëri mëngjesin e të hënës para parlamentit, teksa ligjëvënësit do të mblidhen për seancën e fundit para se të marrin pushimin e verës. Ai shpjegoi se deputetët e qeverisë ndryshuan datën e seancës.
“Në fillim seanca ishte parashikuar për në datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për në datën 27, të hënën. Ne u themi siç ia bëmë që në mëngjes, ne përsëri aty do jemi. Ka ardhur nga Britania e madhe, ia dogjën trupin krejt në protestën e kaluar por flamurin e mbajti në krah. Ja kështu e sulmojmë ne Parlamentin, me flamur”, tha ai.
