Protesta e 11 që po mbahet ditën e sotme në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec, përkon me 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe kjo nuk mund të kalonte pa u vënë në dukje nga protestuesit.
Ky përvjetor është kujtuar nga protestuesit në forma të ndryshme, ku më origjinalja është hedhja e firmave të qytetarëve në një pankartë të madhe ku shkruhet ‘lidhja është gjallë’. Në këtë formë, protestuesit krahasojnë lidhjen e Prizrenit të vitit 1878 me protestat e vitit 2026.
Qytetarët janë mbledhur për të 11-ën ditë radhazi në protestë para kryeministrisë, për të kundërshtuar projektin e Zvërnecit ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
