Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi sot foltore në kryeqytet, në lagjen e Kombinatit.
Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës ceku gabimin që PD bëri në 97-ën me firmat piramidale dhe që solli luftën civile. Sipas tij, qeveria e atëhershme nuk abuzoi me paratë e qytetarëve që nuk ishin futur në skema piramidale për të larë paratë e humbura dhe si rezultat PD arriti të ringrihet si parti.
“Ku ishim në vitin 91 kur duhet të ndërtonin rend të ri, nuk kishim njohuri, por u realizua me vullnet. Në vitin 97 vendin e pllakosën problemet nga gabimet e PD-së për shkak të skemave piramidale, menduan se do zhdukeshim. Por ne u ngritëm, sepse u ngritëm me vullnetin për të rregulluar gabimin sepse ato borxhe që na i atribuuan nuk na përkisnin dhe sepse qeveria nuk kishte prekur paratë e atyre që nuk ishin futur në skema piramidale për të larë paratë e humbura të qytetarëve të tjerë. Pse na votuan masivisht në vitin 2001, sepse ndoqën të drejtën. PD është parti që ndau sistemet, e interesit kombëtar. Shpallëm dinjitetin njerëzor si themelin e programit tonë për shqiptarët, askush nuk donte të merreshim me çështjen kombëtare, por ne u morëm dhe e vumë të parën. Në ngrihemi sa herë të rrëzohemi, ne nuk mposhtemi kurrë”, u shpreh Berisha.



