Aktori i njohur Robert Ndrenika ishte i pranishëm këtë të enjte në Gjykata Administrative për të mbështetur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në procesin që lidhet me çështjen ndaj prokurorit të SPAK, Olsi Dado.

Në prononcimin për mediat pas seancës, Ndrenika u shpreh se nuk i kishte kuptuar asnjëherë akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Veliajt.

Aktori komentoi edhe deklaratën që kishte bërë brenda sallës së gjyqit, ku i ishte drejtuar Veliajt me fjalët: “Çfarë të ka mbetur nga burgu, vij e bëj unë për ty”.

Sipas Ndrenikës, Veliaj është një person që është rritur me vështirësi dhe që ka ndihmuar artin dhe teatrin shqiptar.

“Ka ndihmuar shumë teatrin dhe artistët. Mirë mu duk. Po të jetë nevoja e bëj. E përballoj. Unë si kam kuptuar akuzat”, u shpreh aktori.