Në Romë u zhvillua mbledhja e parë mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.

Kryeministria Georgia Meloni dhe homologu i saj Edi Rama u ulën ballë për ballë bashkë me ministrat e dy kabineteve në Villa Doria Pamphili. Fillimisht është zhvilluar një takim mirëseardhje mes Melonit dhe Ramës, të cilën kryeministri i Shqipërisë e quan motra.

Nga kabineti qeverisës Rama katër morën pjesë 11 ministra.

Meloni: Vetëm falë bashkëpunimit të vendeve anëtare të BE dhe vendeve të tjera, një protokoll ka ngjallur interes tek vendet e tjera. Jemi të vendosur të vazhdojmë më tej. Italia dhe Shqipëria edhe në arenën ndërkombëtarë kanë një vizion të përbashkët.

Pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për negociata për anëtarësim në BE, një kapitull teknik.

Të hapnim negociatat me marrjen e  kryesisë së Italisë, që do të ndodhë në gjashtëmujorin e parë të viti 2026. Vazhdojmë të themi që nuk është zgjerim i Evropës por një ribashkim të saj, Shqipëria është një vend evropian, ajo që na takon ne është ta ndjekim këtë proces sa më serioz dhe të shpejtë.