Vijon operacioni policor i koduar “Last Threat” në Durrës, ku specialistët e Hetimit të Krimeve kanë arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim një 49-vjeçare. Sipas uniformave blu, të dy personat, që ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në bashkëpunim, duke përfshirë dhunimin e një 44-vjeçari për të marrë celularin dhe një shumë parash, si dhe ofrimin e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës. Materialet procedurale tashmë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Last Threat”.

Ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ofroi marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe bashkëpunoi me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, celularin dhe një shumë parash, shpallet në kërkim 49-vjeçarja.

Vihet në pranga 40-vjeçari, gjithashtu me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale të kryer më parë, në bashkëpunim me 49-vjeçaren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës. 49-vjeçarja, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dyshohet se i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, në banesën e saj, një 44-vjeçari. Në këtë banesë, shtetasi R. L. i ka marrë me dhunë 44-vjeçarit, celularin dhe një shumë parash.

Shtetasja A. H. dhe shtetasi R. L. ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”, i zhvilluar në muajin prill.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.