Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj akuzave dhe raportimeve mediatike lidhur me çështjen e rrestimit të kryebashkiakut Veliaj dhe akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se nuk ka parë ende prova konkrete që të mbështesin këto pretendime.

“Të thuash që janë shpenzuar 800 mijë euro për bizhuteri dhe fustane, ndërkohë që kryetari nuk vesh fustane dhe nuk përdor bizhu, dhe për këtë të arrestosh një njeri të zgjedhur nga qytetarët, duhet minimalisht të tregosh provat,” tha Rama.

Ai kritikoi mënyrën se si është ndërtuar dosja, duke e cilësuar atë si një “roman 400 faqesh” që nuk përmban prova konkrete. Kryeministri u bëri thirrje mediave që të hetojnë dhe të publikojnë faktet e plota për këtë çështje.

Rama: E vërteta shkelmohet pa pushim ku faktikisht edhe sot që flasim unë akoma nuk kam parë që një dy tre media të kërkojnë dhe të tregojnë që ka apo nuk ka prova. Të thuash që blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustane ndërkohë që kryetari nuk vesh fustane dhe nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në një dhomë paraburgimi duhet minimalisht të tregosh provat fustanet dhe bizhutë, s’ kemi ça diskutojmë asa ça vëmë në dyshim, provat, është shumë e thjeshtë, i kërkoj mediave që të bëjnë mundësisht hulumtimin për provat, në atë roman 400 faqesh nuk ka prova ka vetëm një tregim shumë të ngarkuar me gjithçkafarëlloji personazhesh por nuk ka prova. Një element të thjeshtë që unë e di.