Dimali është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet që kanë goditur vendin. Qytetarët e këtij rajoni shprehen të shqetësuar për pasojat e këtyre përmbytjeve të shpeshta dhe të papritura. Një nga qytetarët thotë se dyshon se përmbytjet mund të jenë shkaktuar nga dalja e lumit Osum nga shtrati i tij.
“Ka dalë Osumi dhe ne mendojmë se përmbytjet kanë ardhur si pasojë e pritave që janë bërë poshtë urës së re. Ne besojmë se vjen nga ajo, sepse nuk ka bërë vaki që brenda një muaj e gjysmë të jetë përmbytur dy herë kjo zonë. Nuk ka ndodhur kurrë. Sot në mëngjes ndodhi përmbytja e dytë,” shprehet qytetari, duke i dhënë një dimension të ri shqetësimit dhe dyshimeve për shkakun e përmbytjeve.
Autoritetet janë duke hetuar mundësinë që bllokimi i lumenjve dhe menaxhimi i ujërave të ketë pasur ndikim në përmbytjet, ndërkohë që situata mbetet kritike dhe po monitorohet me vëmendje.
