Kryeministri Edi Rama u shpreh besimplotë se nëse Shqipëria do të vazhdojë ecurinë me këto hapa, brenda 2027 do të mbyllen negociatat për të shkuar drejt anëtarësimit në 2030.

Rama thotë se një vit më parë, dukej një ëndërr çelja e grup kapitujve me BE, në një kohë kaq të shkurtër. Sipas kryeministrit, do të vijojë puna për të ecur përpara dhe për të dhënë rezultate.

“Marta është kampione e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor me zjarr dhe vullnet të fortë që na bën të ndihemi përplot energji dhe në borxh nëse nuk realizojmë në kohën e duhur. Nga ana tjetër, jam i frymëzuar nga këto muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit, ose ribashkimit, po merr. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ecur para me të njëjtin intensitet. Disiplinë dhe me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate dhe për të siguruar që ky proces të mos ndalet.

Çfarë të them më shumë. Sot Shqipëria del me krenari nga kjo fazë e parë, madje me një ndjenjë më të madhe përgjegjësie. Ne nuk përfaqësojmë këtu parti politike, por një komb të tërë që mbështet si askush tjetër BE-në dhe anëtarësimin në BE, më shumë se 98% e qytetarëve tanë. Ata që s’ja kanë ditur ditën që është bërë sondazhdimi, është e vështirë që ndonjë shqiptar të mendojë që BE nuk është ide e mirë.

Dua të shtoj se qoftë loja e fortë apo ajo e butë, na kanë mësuar ‘kurrë mos merr asnjë të mirëqënë në Bruksel’. Mund t’ju zhduket nga fytyra sa hap dhe mbyll sytë. Vazhdo, puno fort dhe përgjigju në çdo rrethanë me rezultate dhe përulësi; këto janë gjërat që këta njerëz i vlerësojnë më shumë. Ne, mentorin tonë, të urtët, shefat anëtarë, jemi në duart e mira, nëse nuk harrojmë që është puna e duarve tona që ka rëndësi. Do të bëjmë gjithçka që të jemi aty ku duhet të jemi. Edhe njëherë, mos më ngadaloni; s’kam ndërmend t’ju them tjetër veç faleminderit.“- tha Rama.