Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, kanë ankimuar masën e sigurisë arrest me burg, vendim i lënë në fuqi nga GJKKO, pasi akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër.
Apeli i GJKKO ka regjistruar sot 13 mars 2025, ankimimin e tyre, ndërsa është caktuar sipas shortit edhe gjyqtarja e çështjes, Tereza Merkaj.
Njoftimi
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 20 akti, datë 13.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve S.R., A.B., B.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 12, datë 17.02.2025 dhe vendimit nr. 22, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Tereza Merkaj.


