Ka përfunduar seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli që prej më shumë se një viti.
Në seancë ishte e pranishme edhe Monika Kryemadhi.
Avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Cakrani, dha një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës, ndërsa pak më parë kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim kishte ankimuar masën e sigurisë në Gjykatën e Apelit.
