Ish-presidenti Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë.

Kërkesa është dorëzuar ditën e enjte nga avokati i tij Kujtim Cakrani, i cili ka konfirmuar për mediat se është kërkuar verifikimi i kushteve dhe zëvendësimi i masës aktuale.

Ndërkohë, sipas burimeve nga Gjykata e Posaçme, Meta nuk ka paraqitur ende një kërkesë për kundërshtimin e zgjatjes së afateve hetimore, të cilat janë shtyrë nga SPAK për shkak të hetimeve që ende po zhvillohen.

Ilir Metës i janë komunikuar tashmë akuzat, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, veprim që është ndërmarrë për të mos tejkaluar afatet procedurale të parashikuara për hetim.