Në ditën e dhjetë radhazi, qytetarët vijojnë me protestën në kryeqytet kundër investimit në Zvërnec, Sazan dhe problemeve të shumta që vendi ka. Ata kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, vendtakimin e përhershëm të orës 18:00 përpara se t’i drejtohen së bashku kryeministrisë.

Qytetarët kanë parashtruar pesë kërkesa: dorëheqjen e qeverisë; shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
shfuqizimin e Paketës së Maleve; anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe nulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.