Të hënën, më 22 dhjetor, pritet të mbahet sërish gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, dhe ndërkohë kreu i demokratëve Sali Berisha vijon të zbatojë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Gjatë raportimit gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, deklaroi se ish-kryeministri Berisha kërkon të mbledhë të gjithë elementët e nevojshëm për t’iu drejtuar më pas Gjykatës së Strasburgut. Në orën 10 gjyqtarët kushtetues janë mbledhur në seancë plenare për të shqyrtuar kërkesën për vendimet e korrikut, shtatorit dhe dhjetorit 2024, për të cilat avokatët e Berishës kërkojnë shfuqizimin e tyre.

“Kjo lëvizje e Berishës është e qartë për të mbledhur të gjitha mjetet për t’iu drejtuar Strasburgut, edhe pse më herë ka marrë qëndrimin e Kushtetueses për arrestin shtëpiak. Më pas iu drejtua Kushtetuese edhe me një kërkesë tjetër, atë të heqjes së detyrimit të paraqitjes. Por kërkesë e paraqitur në kushtetuese së fundmi nuk është përcaktuar ende data se kur do të shqyrtohet. Ish-kryeministri kërkon të shfuqizohen të gjitha vendimet që janë marrë ndaj tij. Kjo që ngjan si teknike lidhet me grumbullimin e të dhënave.

Ish-kryeministri do të rikthehet në SPAK në datën 5 janar 2026, e hëna e parë e muajit, por përkon edhe me të vitit. Ai do të paraqitet për të kryer masën e detyrimit të paraqitjes, që e ka kryer që nga janari i 2025”, tha Hoxha.

Kujtojmë se në 22 dhjetor, ora 18:00, Berisha ka thirrur një protestë masive para Kryeministrisë.