Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u trajtua çështja e transgjinores Luana Myrto e cila ka ngritur akuza të forta ndaj institucionit “Streha” për trajtimin e të miturve lidhur me LGBTI.
Luana ka pohuar se institucioni flisnin me të miturit për t’iu futur në kokë idenë e LGBTI dhe se ata persona mund të jenë në trupin e gabuar. Gjithashtu pas akuzave të rënda trangjinorka ka thënë se institucioni ka kërcënuar dhe e kanë akuzuar se është paguar nga pastori Akil Pano për të bërë ato deklarata, gjë të cilën Luana e mohon. Në lidhje të drejtpërdrejtë, pastori Akil Pano ka konfirmuar se nuk ka patur kontakte me Luanën duke e pyetur se çfarë ndodhte në aktivitetet që organizonin ata. Luana ka pohuar se në festat e tyre kishte raporte intime edhe mes të miturish homoseksual dhe përdorim alkooli.
Akil Pano: E kam parë në koridor të Fakultetit të Shkencave Sociale, por s’kemi pasur komunikim me Luanën. Kjo është një çështje që nuk mund të lihet pa u trajtuar. Është shumë e rëndësishme. Kush ka qenë drejtori i “Strehës” ato tri herë?
Luana Myrto: Sa herë që ankohesha për abuzime, ankoheshin dhe drejtuesit. Ka qenë në drejtim të Xhenit dhe Kristit, ka qenë Xheni Karaj drejtoreshë e institucionit. Kam kërkuar dosjen time dhe nuk kam marrë përgjigje. Vetëm dje më ka ardhur një email kërcënues.
Akil Pano: Çfarë ndodhte në partit e këtyre?
Luana Myrto: Ne kishim halle, donin të na argëtonin. Kështu na përgatisnin për Pride. Nuk ka pasur aktivitete intelektuale.
Akil Pano: A ka pasur konsum alkooli apo droge? A ka pasur raporte intime, sepse këto i keni përmendur diku tjetër.
Luana Myrto: Patjetër ka pasur alkool. Doli skandali që dy përdorues kishin shpërndarë drogë. Unë s’kam prova për të thënë diçka më shumë.
Akil Pano: Çfarë ka ndodhur në këto aktivitete, kur ishit minorenë? A ka pasur takime me të rritur dhe raporte intime?
Akil Pano: Po, unë kam qenë dëshmitar kur ka pasur minorenë të lidhur dhe i duartrokisnim si çift. Nga mosha 14 vjeç e lart, flas për veten time, sepse kam shkelur atje. Ka pasur dhe të tjerë si unë. Mua nuk më gjetën në rrugë, ku më gjetën, jam aktiviste, por janë dizinformime. Kam thënë që kur vij si mashkull ti dhe Dalina Buzi, pse më vendosni paruke? Pse kaq shpejt? Se 14 vjeç, po të shohësh videon, Dalina e thotë. Mua më futën në paruke për të përfaqësuar diçka, për të folur si trans, kur s’kisha idenë se çfarë ishte.
