Një 63-vjeçar është arrestuar në fshatin Grykë të Fierit, pasi drejtonte një motomjet në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të policisë, motori i drejtuar nga 63-vjeçari ka dalë nga rruga dhe si pasojë drejtuesi është dëmtuar, duke u dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 63 vjeç, banues në Hoxharë, pasi në fshatin Grykë, duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe, për pasojë, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.”
Policia e Fierit njofton se po vijojnë veprimet procedurale në lidhje me rastin.
