Rreth orës 02:00 të natës Kevi Hajrulla, 30-vjeçari që mbrëmjen e djeshme mbeti i plagosur gjatë një atentati është shoqëruar në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e Vorës ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit, në hyrje dalje, pas atentatin e ndodhur një natë më parë.

Ndërkohë kontrolle janë duke u ushtruar në disa banesa të ndryshme në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve nga policia në drejtim të automjetit tip “Mercedes” ku ndodhej 30-vjeçari janë qëlluar më shumë se 30 plumba.

Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë shtënë në drejtim të 30-vjeçarit, i cili po lufton me jetën në spitalin e Vlorës. /tch/