Hetimet lidhur me arratisjen e Atlin Ndocit vijojnë ende.
Janë zhvilluar kontrolle në shumë banesa, në Tiranë e Durrës.

Gjithashtu pjesë e kontrolleve ka qenë edhe një banesë e tij në vendlindje në Pukë. Sakaq mësohet se makina  e tij është parë për herë te fundit ne autostradën Durrës -Tiranë në territor te Tiranës dhe më pas eshtë zhdukur.

I riu me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, është arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë” dhe akuzohet vrasje me pagesë.

Ai akuzohej për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, ngjarje ne të cilën e implikoi vrasësi me pagesë Nuredin Dumani që mban statusin e të penduarit të drejtësisë. Për të kryer këtë vrasje ai ishte rekrutuar nga Talo Çela, dikur mik e më pas armik me Nuredin Dumanin.