Një sasi shumë e madhe droge është kapur në Irlandë gjatë një operacioni që hetohej prej disa muajsh. Sasia e drogës së kapur arrin në 2 ton dhe vlera e saj shkon në 430 milionë paund. Operacioni është kryer mbrëmjen e së martës, ku në ndihmë të policisë irlandeze ka qenë dhe ushtria. Sipas hetimeve droga e kapur ishte pjesë e një plani të organizuar në Dubai.
Trafiku i drogës së kapur drejtohej nga “Klani i gjirit”, pjesë se së cilës janë tre grupe kriminale me origjinë nga Kolumbia, Shqipëria dhe Irlanda. Gjashtë anëtarë të ekuipazhit, duke përfshirë edhe një shtetas të Mbretërisë së Bashkuar, një rus dhe kapitenin iranian, janë arrestuar për t’u marrë në pyetje për atë që etiketohet si kapja më e madhe e drogës në historinë e shtetit irlandez.
Droga e kishte origjinën nga “një kartel vrasës” në Kolumbi dhe furnizonte anije më të vogla që më pas lundronin në anijen me kontejnerë, nga e cila më pas droga shpërndahej në tregun evropian. He tuesit dyshojnë gjithashtu se karteli Kinahan, një grup famëkeq i krimit të organizuar në Irlandë, ishte në aksion si palë “e rëndësishme” në trafik, thuhet në Irish Indipendent. Hetimet kanë përfshirë dhe përgjimin e disa organizatave të egra si Ndrangheta dhe Camorra.