Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, kreu i grupit të Partisë Socialiste, Eridian Salianji, iu drejtua me një ton ironik opozitës duke theksuar se pavarësisht zhvillimeve të fundit, kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës do të vijë sërish nga radhët e PS-së.
“Ju respektova dhe jua kuptoj buzëqeshjen dhe lumturinë. Sot shijoni ditën deri në fund, por mos harroni, në atë karrige do të ulet përsëri një kryetar Bashkie i Partisë Socialiste me mbi 160 mijë vota. Të paktën mësoni nga humbja dhe lumturohuni për Tiranën siç po lumturoheni sot,” tha Salianji.